
Një 18-vjeçar mësohet se ka humbur jetën këtë të hënë, për shkak të ndërlikimeve nga infektimi me koronavirus. I riu nga Elbasani, kishte disa ditë që ishte në terapi intensive, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Mësohet se bashkë me të janë të shtruar në spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi” edhe disa familjarë të tij, ndërsa burime nga spitali thonë se nuk kishte asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.