Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron ish-zyrtarin e burgut 313

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 11:48 | Kronikë
I akuzuar për korrupsion, Gjykata e Posaçme liron ish-zyrtarin e

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar liroi nga qelia Florian Ahmetajn, ish-shefin e logjistikës së burgut 313, i akuzuar për "korrupsion".

Më herët, e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut, Eduart Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.

Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan.

Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë