Juve, fitore pa diskutim me të fundit, Ronaldo “kalon” Lukakun si golashënues

Juve 1100x620

Juventusi mposht 3-0 ekipin që mbyll klasifikimin në serie A dhe i kthehet vendit të tretë në klasifikim.

Pas 30 minutash ku Crotone dhe portieri i tij rezistojnë në mënyrë pothuajse heroike, është sërish Cristiano Ronaldo protagonist, portugezi godet dy herë në fund të pjesës së parë, duke kaluar në klasifikim rivalin e tij Lukaku për renditjen e golashënuesve, me 18 të tillë.

Goli në minutën 68 i kanadezit Mc Kennie vulos rezultatin e një ekipi që edhe se me shumë mungesa arrin të dominojë si përherë ekipet më të dobëta, dhe tani sheh Milanin nga afër.