Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton sot listën e familjeve që dëmshpërblehen për tërmetin

MB DURRES frame 663 1100x620

Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit mblidhet sot në një takim jashtë radhe, me rend dite, ku parashikohet miratimi i listës së familjeve që përfitojnë grantin e dëmshpërblimit pas aplikimit të bërë në muajin dhjetor në lidhje me shkatërrimet që la pas tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Në lista janë rreth 1900 familje që presin fondin për riparimin e dëmeve që i takojnë gradëve DS1-DS3 në banesat e tyre. Por kjo nuk pritet të jetë përfundimtarja, pasi një tjetër listë pritet të miratohet gjatë ditëve që pasojnë.

Gjithashtu, në plan dite është edhe situata e ditëve me reshje që sollën përmbytje në disa zona të qytetit.