Mbi 30 vite tranzicion, çfarë mësuam pas daljes nga diktatura?

KR DIKTATURA DHE DEMOKRACIA frame 0 1100x620

Çfarë mësimesh na dha kjo periudhë gati 30-vjeçare e tranzicionit? Kjo ishte tema që bëri bashkë pedagogë dhe njohës të zhvillimeve politike në vend. Instituti i Studimeve Politike bën bilancin e Shqipërisë nga viti 1990 e deri në atë që lamë pas, përmes një konference.

Demokracia përfaqësuese në Shqipëri. Kjo ishte tema që trajtuan studiuesit e rinj të politikës sot, në një nga këto ditë të kujtesës që na përballë me të shkuarën dhe pasojat politike që Shqipëria vijon i ndien ende pas 30 viteve demokraci.

Një tjetër pedagoge e universitetit të Tiranës e konsideroi ende jo të plotë demokracisë liberale, që po jeton aktualisht Shqipëria.

Instituti i Studimeve Politike këtë herë e pasuroi diskutimin mbi të dhënat e tranzicionit shqiptar me të dhëna që do të mund t’i gjeni edhe në faqet zyrtare, pasi edhe ky aktivitet u zhvillua online për shkak të masave kundër Covid 19.