Menaxhimi i kufijve, Elona Gjebrea tregon në A2 sa kërkesa për azil pati Shqipëria vitin e fundit

Ish-zëvendësministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, ishte e ftuar në Ditarin e mesditës në A2, ku foli rreth vizitës së Komisioneres Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, dhe vlerësimeve që ajo bëri për punën e Shqipërisë në disa nga sektorët kyçë për integrimin.

Ndërsa bëri një rezyme të arritjeve që janë bërë në luftën kundër korrupsionit dhe menaxhimit të integruar të kufijve nga flukset migratore, z. Gjebrea bëri me dije se vetëm vitin e fundit në Shqipëri pati mbi 2000 kërkesa për azil nga të huaj, ndërsa u kthyen pas mbi 10 mijë të tjerë.

“Menaxhimi i kufijve është një sfidë dhe lufta ndaj emigracionit është një fenomen me të cilin po përballet e gjithë bota. Komisionerja dha mesazhe shumë të rëndësishme. Ajo tha se lufta kundër korrupsionit dhe menaxhimi i integruar i kufijve përfshinë shumë shtete pasi nuk mund të bëhet e vetme. Ashtu siç tha që shumë shpejt do të prezantojë një strategji të Bashkimit Europian. Përsa i përket emigracionit dhe nga ana tjetër vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria për kontrollin e kufijve. Shqipëria është i vetmi vend jo i BE që ka të angazhuara forca të FRONTEX në kufi me Greqinë, për të përballur fluksin e emigrantëve, i cili ka pësuar rritje.

Komisionerja pati një vizitë në Kakavijë, ajo pa një qendër akomodimi të emigrantëve. Operacioni Frontex ka ndihmuar pasi ka sfida për sa i përket emigracionit të parregullt, për të gjetur dhe elementet që përbëjnë rrezik. U ndal dhe u fol gjatë se çfarë ka bërë Shqipëria. Ne kemi kushte akomoduese në disa pika pasi duhet menaxhuar ky fluks i madh.

Numrat janë të lartë. Vitin e fundit janë kapur rreth 18 mijë emigrantë të parregullt, pjesa më e madhe e të cilëve janë përsëritës pasi kapen, kthehen pas dhe tentojnë të kalojnë sërish përmes Shqipërisë. Në gjithë këtë fluks ka një punë të madhe për të identifikuar personat për azil, ata që duhet të kthehen, ata që rrinë në qendrat sociale e atje. Për 2020, janë 2208 persona kanë kërkuar azil dhe mbi 10 mijë të tjerë janë kthyer me urdhër largimi. Flukse të mëdha e vënë në vështirësi Policinë e Shtetit pasi ajo ka dhe detyra të tjera. Fakti që Shqipëria ka një mision të Frontex tregon që ka një besim te Policia Shqiptare dhe autoritetet e saj.

Shqipëria ka forcuar dhe kornizën ligjore, kemi miratuar së fundmi dhe ligjin për azilin. Ministria e Brendshme, Komisioni i Sigurisë kanë punuar në mënyrë intensive për të pasur një ligj më të kompletuar për t’u përballur me këto sfida dhe në këtë sfidë ne nuk jemi vetëm, por kemi pranë dhe partnerët dhe shumë organizata ndërkombëtare”, u shpreh Gjebrea.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, zgjedhjet dhe Bindja e Astrit Patozit
  • LAJMI I FUNDIT | I ftuar në Absolut 4: Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | I ftuar në Absolut 4: Lutfi Dervishi, gazetar
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Afrim Krasniqi, analist; Erion Tase, Akademia e Studimeve Politike
  • LAJMI I FUNDIT | Patozi: Partitë e reja janë të frikësuara nga tjetërsimi i votës
  • LAJMI I FUNDIT | Astrit Patozi: Çakejtë e politikës vjedhin njëri-tjetrin
  • LAJMI I FUNDIT | Patozi: Shpresoj që të jenë zgjedhjet e fundit që bëhen me komisionerë politikë
  • LAJMI I FUNDIT | Dervishi: Më 25 prill nuk do të ndodhë asgjë, por çfarë do të dalë më pas?
  • LAJMI I FUNDIT | Patozi: Shpëtimin nuk e kërkojmë te partitë politike, por te institucionet
  • LAJMI I FUNDIT | Patozi: Ne duam që kryeministrin e Shqipërisë ta fusim në “kafaz”
  • LAJMI I FUNDIT | Patozi: S’jemi as naivë dhe as patetikë, ne s’kemi dalë për të përmbysur "malet"
  • LAJMI I FUNDIT | Patozi: Kemi marrëveshje me Topallin që të mbështesim njëri-tjetrin