Pogradec, hapet konkursi i humorit “Niko Nikolla”

MB konkursi i humorit frame 0 1100x620

U hap në Pogradec Konkursi Mbarëkombëtar i Letërsisë së humorit në nder të një prej figurave të shquara të humorit në vendin tonë, Niko Nikolla. Ky konkurs organizohet për herë të parë, pas një periudhe relativisht të gjatë pauze në ketë gjini shumë të rëndësishme.

Konkursi mirëpret krijime humoristike në prozë, fejton, fabula dhe poezi humoristike qe do të prezantohen në fund të këtij konkursi në një botim me të gjitha veprat e paraqitura. Faza finale e këtij konkursi do te mbahet ne muajin shtator, kur përgjatë tri ditëve qyteti liqenor i Pogradecit do të kthehet  në një qytet mbarë shqiptar të humorit me një mori aktivitetesh.