Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Princesha Eugenie zbulon emrin dhe portretin e të birit

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 14:48 | Lifestyle

Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, kanë prezantuar të birin e tyre, njëherësh stërnipin e nëntë të mbretëreshës Elizabeth, të cilin e kanë quajtur August Philip Hawke Brooksbank.

Çifti deklaron se emri është zgjedhur në nder të princit Philip, Duka e Edinburgut dhe gjyshi i princeshës.

“Duam t'ju prezantojmë me August Philip Hake Brooksbank. Faleminderit për kaq shumë mesazhe të mrekullueshme. Zemrat tona janë plot dashuri për këtë njeri të vogël, fjalët nuk mund të shprehin. Jemi të ngazëllyer që jemi në gjendje të ndajmë këto fotografi me ju”, shkroi Eugenie në Instagram.

August Philip erdhi në jetë më 9 shkurt dhe është i njëmbëdhjeti në radhën për fron.

A2 CNN Livestream

Dita jonë