Probleme me motorin, Boeing nxjerr jashtë përdorimit dhjetëra avionë

Gjiganti amerikan i avionëve Boeing rekomandon nxjerrjen jashtë përdorimit te dhjetëra avionëve të serisë 777 rreth botës, pasi një prej tyre shfaqi probleme me motorin.

Avioni, i cili po udhëtonte me 231 pasagjerë në bord drejt Honolulusë,  u detyrua të kthehej në aeroportin e Denverit, të shtunën.

Autoritetet e aviacionit civil raportuan një defekt në motorin e krahut të djathtë dhe pjesë të avionit u gjetën të shpërndara pranë një zone rezidenciale pas rikthimit të tij në aeroportin e Denverit.

Pasagjerët në bord thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë menjëherë pas nisjes. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

United Airlines dhe dy kompanitë kryesore të fluturimit në Japoni lanë në tokë 62 avionë Boeing 777, ndërsa Korean Ai 6 të tillë. Boeing njoftoi se 128 avionë me të njëjtin motor si ai 8 i përfshirë në incidentin e Denverit duhet të nxirrej jashtë përdorimit.

Kompania përgjegjëse për motorët, Pratt & Whitney tha përmes një deklarate se një ekip ekspertësh do të hetojnë problemin.

Sipas administratës së Aviacionit Civil, United Airlines është e vetmja kompania amerikane e fluturimit që përdor modelin Boeing 777, ndërsa të tjerë operojnë në Japoni dhe Korenë e Jugut.