PSG tjetër disfatë në Ligue 1, vendi i parë largohet më shumë

MB PSG frame 0 1100x620

Bëhet javë pas jave edhe më interesant kampionati francez i futbollit.

Paris Saint Germain pësoi një tjetër humbje dhe tashmë e sheh edhe njëherë veten pas Lyon dhe skuadrës së Lille që kryeson Ligue Un me 4 pikë më shumë.

Kampionët u mposhtën në shtëpinë e tyre 2-0 nga Monako që duket se këtë vit do t’i rikthehet edhe Kupave të Evropës.

Përtej formës së shkëlqyer në Champions, PSG po has vështirësi në kampionat, atje këtë herë nuk mund të thuhet me siguri se si do jetë fundi i këtij sezoni.