Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqetësimet për variantin e ri, Italia zgjat kufizimet e lëvizjeve mes rajoneve

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2021, 14:18 | Bota
Shqetësimet për variantin e ri, Italia zgjat kufizimet e

Në Itali, nuk do të lejohen zhvendosjet mes rajoneve, deri në 27 mars. Kryeministri Mario Draghi dhe kabineti i tij, aprovuan një dekret për të vijuar me kufizimin e lëvizjeve përtej 5 marsit, ndërsa kriza shëndetësore nuk shfaq shenja ngadalësimi.

Qytetarët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, aryse shëndetësore apo emergjenca të tjera. Edhe pse numri i rasteve ditore në Itali, ka rënë nga 40 mijë që ishte në mesin e nëntorit në më pak se 15 mijë, niveli i infektimit po rritet sërish edhe për shkak të variantit më të transmetueshëm britanik.

Disa prej qytetarëve që kishin mbushur stacionin e trenëve të Terminit në Romë, nuk besojnë se zgjatja e kufizimeve do të frenojë përhapjen e covid-19.

“Nuk mendoj se do të bëjë ndryshim pasi njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë për punë apo arsye të tjera.”, shprehet një prej tyre.

Aktualisht është në fuqi një shtetrrethim nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit dhe një ndarje e zonave sipas nivelit të përhpjes. Sipas vendimit të ri, në zonën e kuqe ku bëjnë pjesë rajonet më të prekura, si ai i Lombardisë, nuk do të lejohen më vizitat në shtëpitë e të afërmeve dhe miqve.

Italia ka regjistruar mbi 95 700 vdekje të lidhura me koronavirusin që prej shpërthimit të pandemisë shkurtin e kaluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë