Shuhet ish-futbollisti i Tiranës, Duka: Pjesë e plejadës së shkëlqyer të futbollit kryeqytetas

Seit Hyseni 1100x620

Ish-futbollisti i Tiranës, Seit Hyseni, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Në rolin e qendërmbrojtësit, Hyseni ishte rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, duke u angazhuar edhe me Shkëndijën e Tiranës dhe disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave.

Pasi u tërhoq nga futbolli, ai që kishte studiuar në Fakultetin e Fizkulturës, ka punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës.

Presidenti i Federatës Armand Duka e kujtoi sot përmes një postimi, duke e cilësuar si “pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, pikë referimi për disa sezone, duke mbetur në kujtimet e arta të tifozëve”.