Transportonte klandestinë me makinën e marrë me qira, pranga 25-vjeçarit

Policia Tirane 1100x620

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Sikurse njoftohet nga policia, i riu F.H banues në Korçë, është kapur duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy klandestinë. Ata shkonin fillimisht në qytetin e Kukësit dhe më pas niseshin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.