Volejbollistja shqiptare, pikëshënuesja e ndjeshjes. Era Bici shkëlqen me Cuneon në Itali

bici 1100x620

Transferimi nga një skuadër që lufton për titull sikundër është Novara, te Busto Arcizio e tashmë të Granda Kuneo që objektiv ka pjesëmarrjen në fazën play-off, e më pas marrjen e maksimumit nga finalet, duket se po shkon siç duhet për Erblira Bicin.

Volejbollistja shqiptare, njëkohësisht kapitenia e përfaqësueses kuqezi është kthyer në lojtaren kryesore të skuadrës dhe si e tillë po luan javë pas jave në kampionatin italian të volejbollit. Bici udhëhoqi ekipin në ndeshjen kundër ish-skuadrës së saj Busto Arcizion, por pa mundur të mbërrijë te fitorja, me Kuneon që u përmbys në shifrat 3-1.

Volejbollistja 25-vjeçare shënoi plot 17 pikë në këtë përballje, me skuadrën e Kuenos që renditet në vendin e shtatë të klasifikimit dhe synon të shkojë sa më lart në fazën playoff.

“Edhe pse luajtëm mirë setin e parë, nuk arritëm të ruanim të njëjtën performancë deri në fund të ndeshjes. Ishim të vetëdijshme për forcën e kundërshtarit, por tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme që është shumë e rëndësishme dhe që do të na çojë edhe më të karikuara në “playoff”. I njohim kualitetet që kemi, ndaj mendoj se e meritojmë ta mbyllin sezonin më lart në renditje”, u shpreh Bici.

Dueli i ardhshëm i volejbollistes kuqezi dhe skuadrës së saj është Novara e vendit të dytë, një tjetër skuadër me të cilën Erblira Bici është aktivizuar në të kaluarën, në sezonin 2018-2019.