Zjarri djeg banesën në Finiq, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij në zonën e Finiqit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Krani, ku si pasojë e zjarrit dhe asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetën 90-vjeçari Th.Ç. i cili jetonte vetëm.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.