Aleatët e PD, Mediu: Lista e koalicionit me siglat tona

Aleatët nuk do të jenë në listën e PD-së, por atë të koalicionit. Nesër, kur skadon dhe afati zyrtar i regjistrimit pritet të zyrtarizohet edhe emri i këtij koalicioni, që mësohet se do të jetë “Shqipëria fiton”, si dhe do të kuptohet sa kandidatë do të kenë secili nga të vegjëlit. Orët e ardhshme janë vendimtare për formatin e marrëveshjes që do të firmoset.

Brenda së mërkurës PD dhe aleatët duhet të firmosin marrëveshjen për formatin e koalicionit me të cilin do të garojnë në 25 prill. Për Lulzim Bashën këto janë orë takimesh intensive, po ashtu dhe për aleatë që hyjnë e dalin në zyrën e tij. Në mbrëmje aty ishte edhe Monika Kryemadhi.

Sipas Kodit Zgjedhor në marrëveshjen që duhet të depozitohet në KQZ duhet të specifikohet emri i koalicionit shkronjat e tij nistore dhe numrin e kandidatëve që i takojnë çdo partie për çdo zonë zgjedhore.

Për t’i paraprirë çdo skenari të mundshëm, PR ka mbledhur firmat për mbështetjen e listës së saj të kandidatëve.

Pjesë e koalicionit do të jetë dhe Artur Roshi i Ballit Kombëtar. Edhe në 2017-n, pjesë e listave të PD-së, ai tradhtoi aleancën dhe mori mandatin e lënë prej deputetëve opozitarë. Por siç konfirmon për A2, pret të saktësojë se në listën e cilit qark do të vendoset nga Basha.