Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Arma e re amerikane që do të bëjë “shkrumb e hi” armiqtë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 14:01 | Teknologji

Mediat britanike raportojnë se ushtria amerikane është duke zhvilluar një armë të re me lazer e cila do të jetë shumë herë më e fuqishme nga çdo lloj arme e ngjashme e këtij lloji.

Shumica e armëve ekzistuese me lazer duhet të gjuajnë me breshëri një objektiv përpara se ai të shkatërrohet apo të marrë flakë, por kjo gjë nuk do të jetë njësoj me “Tactical Ultrashort Pulsed Laser”, e cila mund ta bëjë shkrumb e hi brenda një fragmenti sekonde.

Gjithashtu, raportohet se TUPL mund të shkaktojë probleme dhe në sistemet elektronike të armëve armike.

Ushtria amerikane po synon që të ketë një prototip të kësaj arme gati, brenda gushtit të vitit 2022.

A2 CNN Livestream

Dita jonë