Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bregu: Integrimi, proces në ngadalësim. Në rajon, 30% e të rinjve të papunë, tregu kërkon më shumë aftësi sesa diploma

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 00:27 | Politikë
Bregu: Integrimi, proces në ngadalësim. Në rajon, 30% e të

Perceptimi i muajve të fundit, jo vetëm ndaj Shqipërisë, është se procesi i integrimit të vendeve kandidate në BE, jo vetëm nuk po përshpejton, por duket i bllokuar.

Majlinda Bregu, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, dakordëson. “E vërtetë është, nuk ka zhvillime në fillimin e këtij viti. Edhe ne që e ndjekim ditë për ditë procesin, e kemi të vështirë të gjejmë një lajm që të ketë ndryshuar diçka.  

Pra kemi një proces që ecën në një ritëm edhe më të ngadaltë se më parë. Por ka edhe rritje të valës së qartësisë, që bën që procesi që kemi ëndërruar për shumë vite dhe lidhur me një datë të shpejtë të integrimit, ka qenë në fakt më i komplikuar dhe ajo datë pothuajse simbolike.  Fundja, duke zbatuar rregullat e atij që ke zgjedhur si model nuk humbet gjë, sepse procesi i integrimit nuk është vetëm marrja e vulës, por procesi i transformimit të vendit tënd sipas atyre parimeve”, thotë ajo për “Absolut 4”.  

Nga ana tjetër, Bregu mendon gjithsesi se disa rezultate konkrete të bashkëpunimit rajonal mund të realizohen pas samitit të ardhshëm, të drejtuar tashmë nga Gjermania.

Sipas saj, “lëvizja me ID  brenda rajonit shpresoj të jetë një rezultat i samitit të ardhshëm. Nuk është çështje e lehtë, duhet marrë parasysh që vende si Bosnja dhe Serbia nuk e njohin Kosovën. Gjithashtu, presim që të kemi tarifa zero në roaming në Ballkanin Perëndimor”.

https://a2news.com/2021/02/22/majlinda-bregu-pandemia-ka-veshtiresuar-bashkepunimin-por-be-nuk-ka-pse-te-frikesohet-nga-ndikimi-rus-dhe-kinez-ne-rajon/

Zhgënjimi më i madh ndaj mungesës së proceseve integruese duket se vjen nga të rinjtë, edhe pse mbetet e fortë qasja e tyre për t’iu drejtuar pikërisht vendeve të BE-së.

“Unë nuk besoj se ka qeveri që do të pranonte se nuk ka bërë sa duhet për rikthimin e tyre. Por trendi është masiv në të gjithë rajonin. Kemi një rajon me 18 milionë banorë, ku forca  e punës është 51% dhe 30% të të rinjve janë të papunë, rreth 1 milion e 400 mijë. Por problemet nuk janë vetëm për gjetjen e punës, ndërkohë duhet të përballemi me faktin që nuk ka më etje për diplomat. Tregu sot kërkon më pak diploma dhe më shumë aftësi, që të kenë mundësi në një shoqëri që po shkon drejt digjitalizimit, të gjejnë vendin e tyre”, deklaroi Bregu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë