Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Brenda spitalit "horror" ku sterilizoheshin pacientët me ngjyrë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 11:43 | Lifestyle

Fotografi Leland Kent ka shkrepur disa imazhe të asaj që njihej si "Azili Qendror i Çmendurisë" kur u hap në Virxhinia në vitin 1870 dhe ku u sterilizuan pa dëshirën e tyre mbi 1 mijë pacientë me ngjyrë.

Edhe pse ndërtesa është boshatisur prej dekadash, imazhet rrëqethëse zbulojnë historinë e errët të spitalit të veçuar dhe të braktisur që u ndërtua posaçërisht për pacientët me ngjyrë.

Fotografitë e Kent tregojnë shtretër të shpërndarë në korridorë të shkatërruar, dhoma gjumi të vogla, pa ajrosje ose ndriçim dhe shkallë të çuditshme.

Përdorimi i kufizimeve mekanike, hidroterapia dhe hipnotizimet ishin praktika të zakonshme për të trajtuar sëmundjet mendore në fund të viteve 1800.

Në vitin 1980, një hetim zbuloi se 1700 pacientë ishin sterilizuar pa pëlqimin e tyre midis viteve 1924 dhe 1973 në spital.

A2 CNN Livestream

Dita jonë