Charles në syrin e kritikave, vizitoi babanë e sëmurë me Covid në spital

MB CHARLES frame 878 1100x620

Princi Charles është përballur me një lumë kritikash pas vizitës që i bëri të atit 99-vjeçar në spital teksa ky i fundit po trajtohet kundër Covid-19.

E gjithë mëria në mediat sociale lidhet me faktin se askush nuk lejohet të vizitojë të afërmit e tyre në spital kur trajtohen nga Covid.

Filiph, Duka i Edinburgut dhe Mbretëresha Elisabet kanë marrë gjatë muajit janar dozën e parë të vaksinës, por si sot, një javë më parë ai u shtrua në spital pasi shfaqi shenja të sëmundjes.