Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Crystal Palace mposht Brighton, siguron qëndrimin në Premier League

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 08:34 | Futboll
Crystal Palace mposht Brighton, siguron qëndrimin në Premier League

Një gol në frymën e fundit për të zhdukur njëherë e mirë, makthin e rënies. Crystal Palace mundi 2-1 Brighton dhe duket se ka siguruar qëndrimin në Premier League, nisur nga distanca prej 10 pikësh që të dërgon një kategori më poshtë.

Sfida dhuroi emocione dhe gola spektakolar, i tillë si ai i avantazhit të Palace me Matetan në minutën e 28-të.

Brighton që është në të njëjtën valle me Newcastle dhe Fulham për mbijetesën, barazoi në pjesën e dytë, por në minutën e 95-të, një koordinim perfekt i sulmuesit Kristan Benteke, i dhuroi fitoren dhe qetësinë Crystal Palace.

A2 CNN Livestream

Dita jonë