Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Erebara: Kemi nevojë për administratë më të vogël, por a jemi optimistë që opozita nuk do të përsërisë të kaluarën?

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 22:45 | Politikë
Erebara: Kemi nevojë për administratë më të vogël,

Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon një “shtet të vogël”, por sa i mundur është ai? Në ”Absolut 4”, gazetari i BIRN Gjergj Erebara  është dyshues.

 “PD propozon një shtet të vogël. Shumë mirë, por ku do të fokusohet, te investimet publike, tek të punësuarit në shtet, te shpenzimet operative? Unë jam i bindur që në Shqipëri ka nevojë për më pak administratë publike, popullsia është në rënie ndërkohë që administrata është shtuar, ne kemi 4 mijë drejtorë më shumë sot”.

Sipas tij, “në 8 vitet e fundit kemi ndryshuar rrënjësisht strukturën e administratës publike, një herë qeveri të madhe me 12 ministri, një herë me 20, hiq ca njerëz nga puna dhe vej ca të tjerë, ikën PDIU dhe vjen LSI, pra  diçka që rezulton në një kaos të madh për vendin”.

Erebara ka një pyetje për opozitën, në rast fitoreje në 25 prill. “A mund të jemi optimistë që koalicioni opozitar, po të fitoj zgjedhjet, nuk do të përsërisë të shkuarën? Në përgjithësi është e vështirë të mendosh se opozita ka kredenciale kundër korrupsionit”.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani