Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

Konflikt për parkimin, plagosen me armë zjarri nënë e bir

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 20:48 | Kronikë
Konflikt për parkimin, plagosen me armë zjarri nënë e bir

Një konflikt i çastit për një vend parkimi ka çuar në plagosjen e dy personave të një familjeje në Durrës. Sipas Policisë konflikti ka ndodhur rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, të këtij qyteti, ku për pasojë një 45-vjeçar ka plagosur me amë zjarri një 23-vjeçar dhe nënën e tij. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Durrës

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Z.J., rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar shtetasi Z.J. është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu