KQZ mbyll regjistrimin, 46 parti kërkojnë vota më 25 prill, 4 përjashtohen

1 99 1100x620

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të garojnë 46 parti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 9 subjekte zgjedhore të fundit që kishin paraqitur kërkesën brenda afateve ligjore, ndërsa 4 parti nuk u pranuan të garojnë pasi nuk kishin plotësuar dokumentet në kohë.

Krahas partive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të miratojë edhe koalicionet parazgjedhore, ku sipas afateve të Kodit Zgjedhor, brenda datës 24 shkurt duhet të depozitohen pranë institucionit marrëveshjet parazgjedhore.

Këto dy vendime i hapin rrugë edhe miratimit të modelit të fletës së votimit, çështje e cila deri më tani nuk ka gjetur dakordësinë e palëve.