Masat anti-Covid, Greqia zgjat sërish afatin e bllokimit të Kapshticës

kapshtice 1100x620

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e  COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 8 mars te ketij viti.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do te vijojë të jetë e mbyllur.

Ndërkohë nga kjo pikë do të lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe futja në Shqipëri për këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Ndërsa mjetet si autobusa, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.