Mesazhet e ambasadorëve për kandidatë me integritet. Premto Gogo: Duhet vullnet politik

Mesazhi i ambasadorëve për të kandiduar emra me integritet në zgjedhjet e 25 prillit është diskutuar në studion e “Absolut 4” me Premto Gogon nga Krik Albania, Oerd Bylykbashin, Gjergj Erebarën dhe Plator Nesturin. Sipas Gogos duhet vullneti politik për cilësinë e kandidatëve, ndërkohë që i bën apel opozitës për të treguar këtë lloj qasjeje.

“Theksi i ambasadorëve vazhdon të mbetet te oferta elektorale dhe cilësia e kandidatëve. Ky nuk është një shqetësim i ri, por i hershëm  që e kanë adresuar dhe më parë dhe këtu e kam fjalën aktorët politikë dhe ata të shoqërisë civile që kanë apeluar për kandidatë me integritet. Se do të ndërmarrin ecurinë e reformave, do vënë në jetë reformat, por edhe do të jenë pjesë e sjelljes së qytetarëve në proces. Vullneti politik është ai që duhet të kalojë përmes kërkesave që  ka ligji përmes frymës dhe parimeve. Duhet të shkohet drejt individëve që shkojnë drejt individëve. Ka një thirrje të përsëritur ku dy ambasadorët kanë çuar këtë çështje dhe të tjera dhe kjo është çështje me shumë rëndësi dhe mendoj që opozita e PD duhet të manifestojë këtë lloj qasje të re duke afruar njerëz që duhen të perceptohen që nuk kanë lidhje me elementë korruptivë”.

Përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi thotë se duhet vullnet politik që Shqipëria të bëjë zgjedhje normale.

“Ndryshimi i vullnetit politik për të bërë zgjedhje normale që dita e zgjedhjeve të jetë e zakonshme se zgjedhësit celebrojnë demokracinë e shkojnë në shtëpi, nuk është ditë lufte ku palët përplasen çështja e dekriminalizimit që u prek vërtet ka qenë një betejë që e fituam kishte shumë që nuk besonin. Është provë se sa shumë është korruptuar dhe molepsur nga krimi. Rama bëri marrëveshje me djallin dhe solli krimin në parlament dhe një numër i madh i tyre u zbuan para se ligji të hynte në fuqi. Është prova që edhe në 2019 kandidoi pa garë duke hequr ligjin e dekriminalizimit. Qëllimi i atij ligji është që parlamenti të jetë pasqyrë e aspiratave dhe jo e interesave kriminale. Në Durrës ku ushtarë apo familjarë të kriminelëve ishin pjesë e listave. Shqiptarët nuk duan më as kriminelë e ushtarë të korruptuarve dhe ka një element tjetër dhe ka një paketë të tërë. Nuk ka njeri në Shqipëri të gjithë diskutojnë personat që shesin e blejnë vota për llogari të PS i kemi dhënë prokurorisë”.

Ndërkohë Gjergj Erebara thekson se mesazhi i ambasadorëve është për kryeministrin, ndërsa shton se thirrjet e tyre nuk mjaftojnë për të garantuar integritetin e zgjedhjeve

Apeli i është drejtuar kryeministri, se kryeministri ka deklaruar që nuk mban përgjegjësi për emrat që zgjedh. Dhe mesazhi është që kjo alibi nuk kapërdihet që një deputet ishte i dënuar dhe kryeministri nuk kishte dijeni. Nuk mjaftojnë ndërkombëtarët dhe thirrjet e tyre nuk mjaftojnë për të garantuar integritetin e zgjedhjeve”.