Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sevilla merr fitoren e 6 radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 07:57 | Futboll
Sevilla merr fitoren e 6 radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë

Sevilla është një nga skuadrat më në formë në kampionatin spanjoll dhe këtë e tregoi fitorja e gjashtë radhazi.

Skuadra andaluziane ka një ecuri mbresëlënëse duke shtuar këtu faktin që duhet të luajë edhe një ndeshje më shumë e që mund ta pozicionojë edhe më lart në renditje.

Sevilla mundi edhe Osasuna, 2-0, me golat e Diego Carlos dhe Luk De Jong ndërsa është ngjitur në vendin e tretë, duke zbritur më poshtë Barcelonën.

Skuadra e spanjollit të mirënjohur, Julien Lopetegi, ka për momentin 48 pikë, 4 më pak se Real Madrid dhe 7 pikë me pak se vendi i parë që mbahet nga Atletico.

A2 CNN Livestream

Dita jonë