Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Taksa e sheshtë, Rama: PD po ripredikon taksimin që prek më shumë të dobëtit

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 11:24 | Politikë
Taksa e sheshtë, Rama: PD po ripredikon taksimin që prek më

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e përjavshëm “Ekonomia në fokus” me gazetarët, ku bëri një tjetër përmbledhje të situatës ekonomike që po kalon vendi ynë pas goditjes nga tërmeti dhe pandemia.

Kreu i qeverisë deklaroi se ndonëse financat u përballën me dy ngjarje të papritura, qeveria ia doli të mbështesë ata që ishin më të ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive.

“Ne jemi përballur me forcë, kurajo, vullnet e angazhim me të dyja fatkeqësitë. Për asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm ata që kanë qenë më të ekspozuar ndaj këtyre dy fatkeqësive. Familjet po kthehen në shtëpi javë pas jave. Ndërsa ata që presin apartamentet qëndrojnë me qira të paguar nga qeveria”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama u ndal dhe te çështja e taksimit, ku nuk la pa përmendur dhe propozimin e opozitës për të rikthyer taksën e sheshtë, e cila sipas tij kërcënon më të dobëtit.

“Zerimi i taksës për biznesin e vogël është gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën drejt së ardhmes dhe përbën një nga pikat më domethënëse të ndryshimit të madh në qasje, në veprim dhe rezultat me palën tjetër që sot ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të dobëtit me rikthimin në kohën kur 100% e bizneseve paguan tatimfitim 10% dhe TVSH. Ndërkohë që sot, 91% e bizneseve paguajnë zero tatimfitimi dhe zero TVSH”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë