Totalitarizmi në Europë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria që përmes artit të tregojë të vërtetat?

KR EKSPOZITAT PER TOTALITARIZMIN frame 0 1100x620

E vështirë të flasësh për të shkuarën në një kohë kur pandemia po ndryshon sjelljet njerëzore. Përballja me virusin i ka shtyrë edhe historianët e studiuesit të komunikojnë përmes rrjeteve virtuale, por sërish të mos heshtin për gabimet e së shkuarës. Katër ekspozita janë prezantuar sot online nga studiues shqiptarë e të huaj në emër të totalitarizmit në botë, por bashkë me ekspozitat edhe ide të reja për t’u informuar mbi këtë të shkuar.

Të dhëna, dokumente dhe histori njerëzore kanë dalë nga arkivi I shteti dhe dosjet e ish të dënuarve si një homazh për ata që kërkonin liri mendimi, por edhe si një mesazh për të mos bërë të njëjtat gabime të së shkuarës. Jonila Godole ka bërë bashkë në një takim virtual studiues dhe njohës të politikave totalitare në botë. Bashkë kanë prezantuar ekspozitat, shifrat, viktimat dhe historitë e tyre përmes ekspozitave të përcjella më herët te publiku, por të rikonceptuara edhe virtualisht.

Lukasz Kamiński President Platformës Europiane të Kujtesës: “Më vjen mirë që pandemia nuk i frenoi këto aktivitete që po ndodhin në Shqipëri e që jemi sërish duke diskutuar për të shkuarën totalitare.

Por, përtej ekspozitave që iu prezantuan publikut, në takim u diskutua edhe mbi informimin e të rinjve me sistemet diktatoriale dhe pasojat që lë pas një politikë totalitare.

“Polakët, gjermanët, çekët, hungarezët, Austria dhe shumë vende të tjera kanë botuar këtë libër për të rinjtë. Do të donim shumë të vinte edhe në shqip, pasi në të ka edhe histori shqiptare, histori që bëjnë bashkë këto vende europiane për të treguar të vërtetat”.

 Megjithatë në përballje me të shkuarën Shqipëria mbetet pas.

Lukasz Kamiński President Platformës Europiane të Kujtesës: Suporti i Bashkimit Europian për ne si platformë ka qenë një ndihmë e madhe. Ne kemi akses për t’i kërkuar ndihmë. Shpresoj që edhe historitë shqiptare të takohen me këtë komunitet për një të ardhme pa gabimet e së shkuarës.

Ditët e Kujtesës në vendin tonë do të vijojnë deri më 26 shkurt me konferenca dhe takime artistike.