Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vaksinohen mbi 500 mjekë e infermierë të tjerë, mes tyre dhe Skënder Brataj

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 13:31 | Aktualitet
Vaksinohen mbi 500 mjekë e infermierë të tjerë, mes tyre dhe

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se mbi 500 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin "Air Albania". Mes tyre ishte edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

 “Sot po vaksinohen në Arenën Kombëtare më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të Urgjencës Kombëtare, mjekë të familjes, të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, të disa spitaleve rajonale e bashkiake. Vijon vaksinimi jo vetëm në Arenën kombëtare, por gjithashtu edhe në polet e vaksinimit që ne kemi hapur në qyete të ndryshme, siç është Shkodra, Vlora, dhe së shpejti Berati, si edhe Korça”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se po intensifikohen ritmet e vaksinimit, me qëllim përmbylljen sa më parë të vaksinimit për bluzat e bardha.

“Kemi ambicien për të përfunduar vaksinimin qoftë të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve, ata që janë në linjën e parë, por gjithashtu  edhe për të vijuar në mënyrë instensive dhe për të përfunduar sa më shpejt vaksinimin e mjekëve të familjes dhe të infermierëve kudo në sistemin tonë shëndetësor”, theksoi Manastirliu.

Duke i konsideruar si prioritet, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se, sipas planit të vaksinimit do të vijojë edhe vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç, me planifikim nga mjekët e familjes.

“Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës, por edhe sipas sëmundshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80-vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Insitutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Deri tani, janë vaksinuar 5612 mjekë dhe infermierë me dozën e parë, ndërsa 655 personel shëndetësor i kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Gjithashtu, janë vaksinuar 461 të moshuar dhe staf që kujdeset për ta. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 6728 vaksina anti-COVID-19, ndërsa sot pritet të kryhen rreth 1000 vaksina në të gjithë vendin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani