Vendimi në Gjermani, kush ka marrë një dozë të AstraZeneca, dozën e dytë mund ta zgjedhë vetë

MB GJERMANIA frame 390 1100x620

Në Gjermani e kanë gjetur zgjidhjen më të mirë për dyshuesit e vaksinës AstraZeneca.

Çdokush që e ka marrë dozën e parë të saj, mund ta alternojë të dytën me një tjetër vaksinë që preferon apo që mund të certifikohet në të ardhmen.

Këtë e konfirmoi vetë ministri për Shëndetësinë, Jens Spahn.

“Kjo do të ishte e mundur pa ndonjë problem, nëse do të kishte furnizime të mjaftueshme në dispozicion, për shembull në fund të vitit, pasi të gjithëve t’u ishte ofruar një vaksinë”, shtoi ai.