AstraZeneca do të sjellë gjysmën e dozave të porositura, ngadalësohet sërish vaksinimi në Europë

Plani i vaksinimit kundër Covid-19 në Europë rrezikon të ngadalësohet sërish, pas lajmit se kompania AstraZeneca ka njoftuar furnizimin me gjysmën e dozave të porositura gjatë tremujorit të dytë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Reuters, njoftimi iu është dhënë krerëve të bllokut gjatë një videokonference, ditë më parë.

Kjo do të thotë që nga 180 milionë vaksina të premtuara, AstraZeneca do furnizojë Europën me vetëm 90 milionë të tilla.

Më herët, Komisioni Europian publikoi një version të redaktuar të kontratës me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, mes përshkallëzimit të përplasjes për vonesat në furnizimin me doza.