Dy lëkundje sizmike “zgjojnë” Durrësin

Untitled collage 2021 02 24T081013.395 1100x620

Dy lëkundje të lehta sizmike 3.2 dhe 3.5 ballë Rihter janë regjistruar në zonën e Durrësit, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Tërmeti i parë, ai me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua rreth orës 04:00, ndërsa i dyti 30 minuta më vonë. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në det, 24 km larg nga qyteti i Durrësit.