Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Premtimet dhe realiteti, qytetarët kuksianë humbin besimin te politika

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 12:35 | Aktualitet
Premtimet dhe realiteti, qytetarët kuksianë humbin besimin te politika

Pas më shumë se tri dekadave demokraci, qytetarët shqiptarë janë mësuar tashmë të shohin që në prag të zgjedhjeve, si pushteti lokal ashtu edhe ai qendror fillojnë të riparojnë rrugë dhe trotuare në lagje të cilat për vite me radhë lihen në harresë.

Një gjë e tillë po ndodh edhe në qytetin e Kukësit. Por ndërsa pushteti vijon të njëjtën skemë, duket se qytetarët kuksianë janë më të ndërgjegjësuar.

Ata shprehen se kanë humbur besimin te klasa politike shqiptare, si ajo në pozitë ashtu edhe ajo në opozitë, ndërsa tani e dinë mirë që investimet në prag zgjedhjesh bëhen vetëm për vota dhe se premtimet e bëra ndër vite nuk janë mbajtur.

Ajo që mbetet për t’u parë është fakti, nëse ky ndërgjegjësim i votuesve do të shprehet me votë më 25 prill apo me refuzim të votimeve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë