Rrapaj: Siç bënë me konsensus ligjin 7501, partitë politike të gjejnë zgjidhje me konsensus për bujqësinë

Sektori i Bujqësisë nuk është ndër më të prekurit nga pandemia e koronavirusit. Për shkak të vetë specifikës që ka, shifrat që vijnë nga bujqësia nuk janë aq pesimiste sa sektorë të tjerë.

Por për Agim Rrapajn, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, nuk duhet bërë vetëm krahasim me sektorët problematikë, por duhet që bujqësia të krahasohet me atë që duhet të arrijë.

“Momentalisht kmii dy grupime në bujqësi: një grup që janë rreth 15% e fermerëve të formalizuar dhe 85% të paformalizuar. Këtë e krijoi ligji 7051. Kërkojmë që të dy forcat politike që kanë krijuar këtë problem me konsensus në vitet 1990, të gjejnë konsensus për të formalizuar bujqësinë dhe të mos mbetet barra te 15% i atyre që janë të formalizuar”, tha Rrapaj në A2 Busniess.

Ndiqni emisionin e plotë: https://a2news.com/live/