Sekuestrohet një arsenal i madh armësh në Finiq, pranga 37-vjeçarit, në kërkim i ati

Screenshot 2 22 1100x620

Forcat e policisë të komisariatit Sarandë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, organizuan me sukses një operacion, në fund të së cilit u sekuestrua një arsenal i vërtetë armësh.

Në kuadër të operacionit “Dhrovjani”, në fshatin me të njëjtin emër në Bashkinë Finiq u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

Armët dhe municionet u gjetën në shtëpinë e shtetasit J.T. i cili u shpall në kërkim, ndërsa u arrestua djali i tij M.T. 37 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.