“Absolut 4”: Çfarë po dëshmon fushata?

Nurellari: PS nxjerr Fatos Nanon të mobilizojë votuesit. Asnjë përpjekje për të joshur të lëkundurit

Fushata elektorale është diskutuar në studion e Ditari në A2 CNN me analistët Afrim Krasniqi, Lutfi Dervishi dhe Adri Nurellari.

Duke analizuar të dy kampet elektorale, Nurellari shprehet se Partia Socialiste nuk bën asnjë përpjekje për të joshur votuesit e lëkundur por të mobilizojë elektoratin e saj, ndërkohë që vendimet e opozitës janë të diktuara nga nevojat e realitetit.

“Nëse shikohet opozita, ka pasur efekt truku me ndryshim të rregullave të lojës, pa u konsultuar e pa përfillur grupin e interesave dhe kjo ka sjellë handikap për opozitën duke e futur në sistem të ri u desh kohë që ta adaptoheshin me sistemin zgjedhor. Është një ndryshim i ngjashëm me vendet fqinje dhe kjo sjell komplikime. Opozita nuk është hedhur e gjitha në fushëbeteje sikundër qeveria”. (Lexo më shumë)

“Fushata do të ndikohet nga pandemia”, Dervishi: Shqetësues apeli i ambasadorëve për dekriminalizimin

Duke folur për fushatën elektorale analistit Lutfi Dervishit thotë se aktualisht nuk ka një program zyrtar të shkruar, por shqetësues sipas tij mbetet dekriminalzimi, për të cilin kanë apeluar edhe ambasadorët Yuri Kim dhe Duncan Norma i Mbretërisë së Bashkuar.

“Sado kemi 46 parti në garë dhe në koalicione nuk kemi diçka të shkruar. Shqetësues mbetet fakti që dy ambasadorët tërheqin vëmnedjen e dekriminalizimit dhe ky është një sinjal i qartë për lidershipin që janë nën vëzhgim”.

Dervishi thekson se fushat elektorale do të ndikohet edhe nga situata e pandemisë, që sipas tij është shumë serioze, ndërsa shton se me këtë ritëm të vaksinave do të na duhen 10 vjet për të kapur 10%. (Lexo më shumë)

“Nuk ka program të shkruar”, Krasniqi: PS, peng i interesave të vogla lokale

Partia Socialiste është peng i interesave të vogla lokale, të cilat janë dominuese sepse përballet me PD dhe është duke luftuar me çdo mjet. Është ky opinioni i analistit Afrim Krasniqi në studion e “Absolut 4”, duke folur për fushatën elektorale në vend. Sipas tij mazhoranca nuk është e qetë dhe kjo duket me inaugurimet e përditshme apo inspektimet në vend që të punojë.

“Edhe PS ka të njëjtin problem të përmbyllë kandidaturat për deputetë dhe këtë nuk arriti ta mbajë si premtim, është peng i interesave të vogla lokale. Kalkulimet lokale janë dominuese se përballet me PD dhe është lufto çdo ditë me çdo mjet dhe fakti që e nis ditën me inaugurime, gjendja te mazhonanca nuk është e qetë dhe aty ka nisur rivaliteti, kur të shpallen kandidaturat do të shohim nëse PS ka reflektuar dhe nëse ka arritur të mbyllë sherret me partizat e vogla, nuk janë parti të strukturuara, por prishin punë”. (Lexo më shumë)

Faktorët që do të përcaktojnë zgjedhjet, sipas analistëve në “Absolut 4”

Analistët Afrim Krasniqi, Lutfi Dervishi deh Adri Nurellari ndanë në studion e “Absolut 4” mendimin e tyre në lidhje me faktorët përcaktues për zgjedhjet e 25 prillit, koalicionet dhe partitë e vogla. Në këndvështrimin e tij Krasniqi thotë se fati i zgjedhjeve do të varet nga mobilizimi i strukturave të PS-së dhe koalicioni PD-LSI.

“Ajo që ndodhi me PSD në PS është qesharake, për mua fati i zgjedhjeve do varet nga dy faktorë;  nëse PS do të mobilizojë të gjitha strukturat e pushtetit dhe si do funksionojë koalicioni PD-LSI, nëse dy palët do sulmojnë të njëra-tjetrën  në zonat ku garojnë do të fundosen, nëse ecin me marrëveshje xhentëlmenësh palët të luftojnë në zonat ku janë më të fortë dhe nëse bëhet ky kalkulim dhe shkon kokë më kokë, ky do të ishte rezultati më mirë i mundshëm. Duhet të bësh një marrëveshje të hapur për të shpëtuar Shqipërinë, dhe e dyta nuk kam parë vlera morale, pres të shoh listën e deputetëve. T’u japësh shpresë shqiptarëve që ky vend do bëhet”.

Por për Lutfi Dervishin një nga faktorët që do të jetë përcaktues në zgjedhjet e 25 prillit është pjesëmarrja në votime. (Lexo më shumë)

Krasniqi: PD duhet të ishte më e hapur ndaj lëvizjeve të reja. Nurellari: E detyron sistemi, shihni shembullin malazez

Mënyra sesi është formuar koalicioni të djathtë cilësohet disi zhgënjyes nga analisti Afrim Krasniqi. Sipas tij, jo vetëm që koalicioni duhet të ishte formuar më parë, por shpesh herë aleatët e PD shihen dhe veprojnë më shumë si individë sesa parti politike”.

Sipas tij, partia më e madhe opozitare do të duhej të ishte më e hapur ndaj lëvizjeve të reja në peizazhin politik, dhe mos të “kthente parti të vjetra nga varri”.

Sipas Krasniqit, ka edhe një standard të dyfishtë. “ Më vjen mirë për Ballin Kombetar se Artur Roshi ka qenë aktiv në Kuvend, por ti si PD ke përjashtuar deputetë sepse nuk kanë djegur mandatet, dhe tani fut në koalicion një parti që ka mbetur në Parlament”. Por Nurellari e mendon ndryshe. (Lexo më shumë)

Nurellari: Drejtuesit e fushatës së PD, epërsi morale ndaj “ujqërve të vjetër” të PS

Sipas analistit Adri Nurellari, i ftuar në “Absolut 4” për të diskutuar mbi koalicionin e ri të djathtë dhe perspektivat e fushatës zgjedhore,  Basha ka marrë vendime të prera, dhe ka vendosur drejtues të fushatës që kanë sipas tij një epërsi morale ndaj atyre të Partisë Socialiste, që ai cilëson si “ujqër të vjetër”.

“I kemi të qartë emrat. Në momentin që PS në momentin e fundit heq ca ministra anonimë dhe vendos si drejtues politikë ish-ministra shumë të përfolur është e qartë që këto ata para që kanë futur në xhep do t’i përdorin për fushatën. PD ka një kontrast, dhe drejtorët politikë të saj në fushatë kanë epërsi morale të dukshme nga PS. Kemi figura intelektuale si Mark Marku, sipërmarrës si Agron Shehaj, Tomor Alizoti etj, që janë figura të papërlyera. Është për të duartrokitur që PD po i kundërvihet “ujqërve të vjetër me njerëz me epërsi morale”. (Lexo më shumë)

Si duhet të votojnë të sëmurët me Covid dhe Diaspora?

E drejta për të votuar është e drejtë kushtetuese dhe mbi këtë bazë si të sëmurët dhe të dyshuarit me Covid dhe diaspora duhet të votojnë. Këtë mendim ndanë në “Absolut 4”analistët Afrim Krasniqi, Lutfi Dervishi dhe Adri Nurellari.

“30 mijë të sëmurë në shtëpi dhe presim t’ua japim atyre jashtë u kemi shkelur të drejtën kushtetuese me nje vendim të mjekut të familjes. Është qesharake që ne me vendim të mjekut të familjes i kemi thënë rri në shtëpi është një cenim dhe një shtet serioz i zgjidh në tavolinë duhet ndryshim ligjor, do bëhen kalkulime e do diskutohen raporte mjekësore. 30 mijë të sëmurët e kanë të drejtë kushtetuese të votojnë”, shprehet Krasniqi.

Për Dervishin të drejtën e votës e kanë edhe të sëmurët që janë në spital. (Lexo më shumë)