Apeli Administrativ rrëzon Ministrinë e Brendshme për refuzimin e azilit të turkut Shimshek

simsek selami 1100x620

Apeli Administrativ shfuqizon vendimin e Ministrisë së Brendshme për refuzimin e azilit për turkun Selami Shimshek.

Në bazë të këtij vendimi kjo i jep të drejtë shtetasit turk që të aplikojë sërish për azil në Shqipëri.

Turku Selami Simsek e zhvendosi në Gjykatën Administrative të Apelit betejën ligjore për të fituar statusin e azilantit politik në Shqipëri.

Simsek pretendon se përndiqet nga autoritetet turke, pasi familjarët e tij janë dënuar si mbështetës të Gylen. Ai ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi përpjekjen e tij për azil.

Selami Simsek u arrestua në korrik 2019 në Aeroportin e Rinasit, teksa po tentonte të largohej drejt Kanadasë me një pasaportë false. Në janar 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 18 muaj burg për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.