Edy Reja mes Shqipërisë dhe Napolit, Duka mohon skenarin

MB EDY REJA DUKA NAPOLI frame 119 1100x620

Me Napolin e Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit që po mendon shkarkimin e trajnerit Gattuso, si alternativë e përkohshme për stolin është përfolur edhe Edy Reja.

Sipas spekulimeve në Itali, tekniku kuqezi do të punonte paralelisht në Serie A, por edhe me Kombëtaren në kualifikueset e Botërorit 2022. Një skenar i cili është hedhur poshtë nga presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“I kam dëgjuar zërat për emërimin e Rejas te Napoli. Megjithatë, Napoli nuk më ka kontaktuar dhe trajneri nuk është shprehur asnjëherë për dy punësimin në Kombëtaren shqiptare dhe në klub”, tha ai. Duka nënvijëzoi se “kjo mundësi duhet përjashtuar, pasi trajneri nuk mund të drejtojë njëkohësisht një përfaqësuese dhe një skuadër kampionati”.