Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekzekutimi me silenciator, Behar Sofia u ndoq nga atentatorët, hetohej nga SPAK për trafik heroine

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 11:09 | Kronikë
Ekzekutimi me silenciator, Behar Sofia u ndoq nga atentatorët, hetohej nga

Një atentat i sofistikuar ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” . Behar Sofia 66-vjeçar me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator, teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”.

Ndonëse u dërgua në spital, 66-vjecari nuk mundi t'u mbijetojë dy plagëve të marra në kokë dhe ndërroi jetë.

Për hetuesit zbardhja e ngjarjes është mjaft e vështirë pasi 66-vjeçari u qëllua në një zonë ku nuk ka kamera sigurie, ndërsa dëshmitarët nuk dëgjuan të shtëna. Veç kësaj, mësohet se në vendngjarje policia nuk ka mundur të gjejë as gëzhoja, ndonëse prej 60 minutash kërkoi me detektor metalesh.

Behar Sofia është një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Turqia, të heroinës me destinacion në vendet e BE.

Ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet. Gjatë këtyre viteve ka qenë i dyshuar dhe për gjobëvënie, për krim të organizuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa ishte njohje e afërt dhe bashkëpunëtor i bosit turk të heroinës Abdulselam Turgut, i cili do të kryente sulm terrorist në festën e Novruzit në Xhaminë e Bektashinjve në Tiranë në vitin 2018.

A2 CNN Livestream

Dita jonë