Kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit, tjetër apel nga ndërkombëtarët

Duncan norman 1 1100x620
Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, një tjetër mesazh vjen nga ndërkombëtarët, sa i përket integritetit kandidatëve në listat e partive. Këtët herë është ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, i cili përmes një postimi në Twitter i ka bërë apel politikës shqiptare në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai kërkon që kandidatët në zgjedhje të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, por edhe të mos kenë lidhje me njerëz të përfshirë në to.

“Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt. Palët duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë njerëzit të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar, ose korrupsion, apo të kenë lidhje të drejtpërdrejt me ata që janë”- shkruan Norman.