Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nafta për femerët, Ekonomi: Shtyjmë afatin deri më 30 mars, mbi 15 mijë aplikime

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 15:09 | Aktualitet
Nafta për femerët, Ekonomi: Shtyjmë afatin deri më 30 mars,

Fermerët do të kenë kohë deri në fund të marsit për të kryer aplikimet në projektin e prezantuar nga Ministria e Bujqësisë, naftë pa taksa. Deri më 25 shkurt, që ishte data e fundit e plotësimit të dokumentave, kanë shfaqur interesin 15 120 fermerë.

Ministrja Milva Ekonomi tha për A2 CNN se pritshmëritë ishin më të larta dhe se synohen shifra më të larta aplikimi deri në fund të afatit të ri.

Problematika kryesore në përftimin e naftës falas vijon të jetë certifikata e pronësisë dhe dokumentave të përdorimit të tokës me qira. Ekonomi thotë se në këtë drejtim u ofruan lehtësira për aplikantët.

Sipas të dhënave nga tatimet, që prej datës 25 janar kur u hapën aplikimet për naftën pa taksa, janë regjistruar 198 fermerë me NIPT, ndërsa në total, janë 56 mijë e 702 fermerë të regjistruar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani