Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nisin shtrimet edhe në "Covidin" e Elbasanit, 13 persona në dy ditë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 11:20 | Aktualitet
Nisin shtrimet edhe në "Covidin" e Elbasanit, 13 persona në

Edhe spitali i tretë rajonal dedikuar të infektuarve me Covid, ai i Elbasanit, ka pritur pacientët e parë që kanë pasur nevojë për shtrim në pavijonin, dedikuar kësaj sëmundje.

Godina ku është përshtatur pavijoni i Covid-it, me 81 shtretër, është rrethuar si të ishte një vendngjarje, ndoshta për t'i treguar personave të jashtëm që nuk duhet të afrohen.

Për momentin, personat e shtruar janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa janë me dhjetëra personat që paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit të Elbasanit, të dyshuar apo me simptoma të Covid-19.

Ndërkohë, shifrat në qytetin e Elbasanit të personave të infektuar me Covid-19 rriten çdo ditë. 28 ishin të infektuarit e rinj një ditë më parë, ndërsa në total qyteti numëron rreth një mijë raste aktive me virusin korona.

A2 CNN Livestream

Dita jonë