Problematikat e kryeqytetit nga pikëpamja e të rinjve, gjetjet e projektit në Bashki

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 19:59 | Aktualitet
Problematikat e kryeqytetit nga pikëpamja e të rinjve,  gjetjet e

Problematikat e njësive administrative të Tiranës, në këndvështrimin kritik të të rinjve. Ky ishte fokusi kryesor i një projekti të mbështetur nga Lëviz Albania, dhe që pa angazhimin e të rinjve të moshës 18-25 vjeç që përfaqësojnë të gjitha kategoritë sociale.

Në projektin “Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore”, të rinjtë u trajnuan nga ekspertë të fushës për të vëzhguar punët e bashkisë, për të parë implementimin e tyre në terren si dhe për të qenë kritikë në rast mungese të transparencës.

Nuk munguan rezultatet, të paraqitura sot në Këshillin Bashkiak, ku të rinjtë radhitën ato që cilësojnë si mangësitë kryesore të njësive administrative Pezë, Ndroq, Kashar, Baldushk, Dajt, Farkë, Krrabë, Berzhitë, Petrelë, Vaqarr, Fresku, Kodra e Diellit dhe Astir.

Gjashtë njësi kërkuan ndërtimin e institucioneve shkollore, që aty mungojnë ose janë të pamjaftueshme, 4 njësi u fokusuan te qendrat sociale, dy te qendrat shëndetësore. Por nuk mungonin njësitë që kishin prioritet ujin e pijshëm dhe kanalizimet.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti tha se një pjesë e sugjerimeve dhe kërkesave të ardhura nga të rinjtë po vihen në zbatim, ndërsa një pjesë tjetër është në fazën e tenderimit dhe përfshijnë kryesisht ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore dhe atë arsimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos