Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Samiti i BE: Presion kompanive, të përshpejtohet vaksinimi dhe prodhimi i dozave

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 19:12 | Bota
Samiti i BE: Presion kompanive, të përshpejtohet vaksinimi dhe

“Duhet të përshpejtojmë me urgjencë autorizimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, ashtu edhe imunizimin”. Kështu lexohet në deklaratën e përbashkët e liderëve të Bashkimit Europian pas samitit të zhvilluar në mënyrë virtuale.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e përqëndroi diskutimin në 5 tema kryesore, të cilat kishin lidhje me menaxhimin e pandemisë koronavirus. Një prej tyre ishte dhe luftimi i varianteve të rej të koronavirusit, për të parandaluar një valë të tretë përhapjeje në kontinentin e vjetër. Liderët e BE-së u dakordësuan që të shtonin presionin ndaj kompanive të mëdha për të rritur kapacitetet prodhuese të vaksinave. Ata ripërsëritën thirrjen ndaj vendeve anëtare që të zbatojnë rregulla të njëjta kufitare të rekomanduara nga Brukseli dhe të lejojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe europianëve brenda bllokut.

“Mbyllja e kufijve nga disa shtete anëtare po dëmton tregun tonë të përbashkët. Kërkoj heqjen e çdo lloji pengese sa më parë të jetë e mundur”, tha Komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

Udhëheqësit e BE-së diskutuan edhe idenë e “certifikatave të imunitetit”, por një vendim lidhur me këtë çështje nuk është marrë. Ndërkohë, BE-së i janë dorëzuar 51.5 milionë doza të vaksinave anti-Covid. Në total janë administruar 29 milionë prej tyre, me një nivel vaksinimi që shkon deri në 8% të popullatës europiane. Synimi mbetet që të imunizohet 70% e të rriturve, thënë ndryshe mbi 255 milionë persona.

A2 CNN Livestream

Dita jonë