SHBA nuk e do në fletën e votimit, Tom Doshi rimerr drejtimin e PSD

PSD e Tom Doshit regjistrohet me emrin e një kryetari tjetër 1100x620

Tom Doshi merr edhe “de jure” drejtimin e Partisë Socialdemokrate. Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije për A2 se pranë institucionit është depozituar kërkesa e Doshit për ta njohur atë si drejtues të partisë së bashku me vendimin e Gjykatës.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh gjatë konferencës për mediat mbi kërkesën e Ambasadores Amerikane se në zgjedhjet parlamentare nuk duhet të kandidojnë persona që janë në listën e zezë të SHBA, mes të cilëve është edhe Doshi.

Ai u shpreh se çështjet e emrave të përveçëm do të diskutohen në momentin kur pranë institucionit të depozitohen listat e kandidatëve për deputet, por edhe se KQZ ka marrë të gjitha masat për të ndaluar kandidimin e çdo individi që është subjekt i dekriminalizimit.

“Ajo çfarë mund të them me siguri të plotë është që KQZ do të ketë gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti, qoftë ky i evidentuar publikisht, qoftë jo i tillë për të pasur në fund një vendimmarrje tërësisht me gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor”, – nënvizoi Celibashi.

Pasi marrjes së drejtimit të partisë, Tom Doshit i lind e drejta që të garojë deri në 4 qarqe për të rimarrë sërish një mandat tjetër deputeti.