Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shqiptarët nga kampet siriane, Çuçi në Beirut për çështjen e riatdhesimit: Po punojmë për ta finalizuar me sukses

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 20:31 | Aktualitet
Shqiptarët nga kampet siriane, Çuçi në Beirut për

Ministri i Brendshëm Bledi Cuci ndodhet në Beirut të Libanit, ku së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim, ku në fokus ishte çështja delikate e riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen në kampet siriane,  ku kryesisht familjarë të luftëtarëve të ISIS.  

“E falënderova gjeneralin për gjithë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria”, ishin fjalët e ministrit të brendshëm shqiptar, që shtoi se ”do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”.

https://a2news.com/2020/10/28/femijet-jetime-ne-siri-kush-nuk-u-mor-dot-nga-kampi-fati-i-merjem-hamzes/
https://a2news.com/2019/11/12/a2-sjell-deshmite-e-shqiptareve-nga-kampi-al-hawl-na-ktheni-ne-vendin-tone/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli