Tragjedia në Brazil, gjendet i pajetë babai i portierit të Liverpool, Alisson

Përditësuar më: 25/2/2021, ora 14:33
alisson 1024x576

Tragjedia në Brazil, gjendet i pajetë babai i portierit të Liverpool, Alisson

Përditësuar më: 25/2/2021, ora 14:33

Periudhë e errët për portierin e Liverpool Alison Beker. Gardiani brazilian mësoi këtë të enjte lajmin se babai i tij është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

57-vjeçari u gjet mbytur në një digë, ndërsa po notonte në një lum të Rio Grande do Sul, shtet brazilian kufitar me Argjentinën dhe Uruguain.

Kërkimet nisën menjëherë pas zhdukjes prej disa orësh të Hose Agostino Beker, dhe në mbrëmje u bë e mundur gjetja e trupit të tij.

Fluminese, klubi ku aktivizohet për momentin vëllai i Alison, që është gjithashtu portier, Muriel Beker, publikoi lajmin duke shprehur ngushëllimet e thella për familjen e futbollistëve.