Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tuzi sfidon kufizimet, policia e Malit të Zi zbarkon në qytet, banorët protestojnë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 14:34 | Ballkani

Qyteti i Tuzit në Mal të Zi ka sfiduar kufizimet e vendosura nga qeveria për të luftuar pandeminë koronavirus. Baret, restorantet dhe bizneset e tjera u hapën sërish gjatë së enjtes, gjë e cila nxiti një reagim të ashpër.

Qeveria dërgoi forca të shumta policie në qytetin me shumicë shqiptare, për të vënë në zbatim kufizimet e reja. Por kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, bashkë me një numër të madh banorësh protestuan duke bllokuar rrugën kryesore që lidh Podgoricën me Shkodrën.

“Tuzi është zonë e gjelbër sa i përket infektimeve. Këtë e ka përcaktuar Instituti i Shëndetit Publik”, tha Gjeloshaj duke i kërkuar një takim kryeministrit, Zdravko Krivokapiç dhe zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç. Ai kërkoi që popullata të mos diskriminohet dhe nënvizoi se asgjë nuk do të imponohet me forcë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani