Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vaksina e Johnson&Johnson, pritet drita jeshile nga SHBA, e efektshme me vetëm një dozë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 11:27 | Bota
Vaksina e Johnson&Johnson, pritet drita jeshile nga SHBA, e efektshme me

Vaksina e Johnson&Johnson është e sigurt dhe e efektshme kundër koronavirusit, me një dozë të vetme. Ky është konstatimi shpresëdhënës i rregullatorëve amerikanë, të cilët brenda pak ditësh pritet t'i japin dritën jeshile për përdorim.

Vaksina do të ishte një aletarnativë më pak e kushtueshme ndaj atyre Pfizer dhe Moderna dhe mund të ruhet në temperaturë normale frigoriferike.  Rezultatet e eksperimenteve u publikuan nga Johnson&Johnson muajin e kaluar. Kompania belge Janssen, e cila është në pronësi të gjigantit farmaceutik, tha se të dhënat sugjeronin efektshmëri të lartë të produktit në parandalimin e ndërlikimeve të rënda nga Covid-19.

Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave jep më shumë detaje lidhur me të dhënat e ofruar nga Janssen. Ajo arriti në përfundimin se vaksina e Johnson & Johnsn ofron mbrojtje si nga covid-i simptomatik ashtu edhe nga sëmundja e rëndë.

Rezultatet e testimit të vaksinës të zhvilluara në SHBA, Afrikën e Jugut dhe Brazil treguan se efektshmëria e saj ndaj varianteve më të këqija të virusit ishte po aq e lartë, përveçse në Afrikën e Jugut dhe Brazil, ku variantet janë bërë dominante.

Të dhënat treguan se vaksina ishte 85% e efektshme në parandalimin e sëmundjes së rëndë. Për t'u theksuar është se asnjë vdekje apo shtrim në spital nuk u raportua mes personave që kishin marrë vaksinën. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli